Transmetuar më 30-12-2019, 17:08

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar edhe ftesën e tretë për takimin e nesërm, në orën 10:00 me presidentin Hashim Thaçi.

Kurti iu përgjigj negativisht ftesës së Presidentit Thaçi duke publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook letrën që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti”, shkruan ai.

Megjithatë, i pari i LVV i ka propozuar Thaçit që të takohen më datën 6 janar në një orë të përshtatshme për Presidentin e Kosovës.

Krijimi i qeverisë/ Hashim Thaçi tjetër ftesë për Albin Kurtin: Takohemi nesër