Transmetuar më 30-12-2019, 20:24

Gjykata kroate shpall fajtor për korrupsion ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Një gjykatë kroate e shpalli fajtor për korrupsion ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, dhe shefin e grupit energjetik hungarez MOL Zsolt Hernadi, duke hapur një kapitulli të ri në një sagë ligjore të zvarritur për gati një dekadë.

Hernadi u shpall fajtor për dhënie ryshfeti në 2008-tën Sanaderit që drejtonte asokohe ekzekutivin. Qëllimi ishte t’i lejohej MOL-it që të kthehej në vendimmarrësin kryesor të firmës energjetike kroate INA, ku MOL-i është aksioneri më i madh, ndërsa shteti kroat vjen i dyti.

Të dy ata kanë marrë dënime me 6 vjet heqje lirie, ndonëse asnjëri nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Vendimi nuk është final dhe mund të apelohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Turudic, u shpreh se “ka një urdhër-arrest evropian aktiv për Hernadin.

Hungaria duhet të veprojë në bazë të tij”. Kjo e fundit ka refuzuar ta zbatojë fletëarrestin ndërkombëtar të Interpolit. Hernadi dhe Sanaderi, i cili mbajti postin e kryeministrit në Kroaci që nga viti 2003 deri në 2009, i kanë mohuar akuzat e kësaj çështjeje që fillimisht u zbulua nga agjencia kroate anti-korrupsion.

Raportet në media tregojnë se Sanaderi kishte rënë dakord me Hernadin që Kroacia do t’ia jepte të drejtat e vendimmarrjes MOL-it, në këmbim të 10 milionë eurove. Sanader fillimisht qe dënuar me 10 vjet burgim më 2014 për marrje ryshfeti nga MOL-i. Por Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në 2015 urdhëroi rigjykim, duke përmendur gabimet proceduriale.

Dënimi i është ulur tani për arsye shëndetësore./NOA.al