Detaje nga ngjarja tragjike në Gjermani/ Si e mbyti kosovari gruan, dyshohet për shkaqe xhelozie
Transmetuar më 30-12-2019, 21:41

Dyshohet se 44-vjeçari vrau gruan e tij 33-vjeçe në zonën e Heilbronn.

Mediat gjermane shkruajnë se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet janë publikuar ditën e sotme nga mediat gjermane.

Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes.

Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë”.

“Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”- shkruajnë mediat gjermane.

Pas krimit, shqiptari është vetëdorëzuar në polici dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.

“Kur policia kontrolloi banesën e familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata ishin dëshmitarë të faktit. Por tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, është komenti i bërë në mediat gjermane, pas ngjarjes tragjike. /NOA.al

Loading...
Loading...