Transmetuar më 01-01-2020, 11:06

Festimet e Vitit të Ri 2020 patën edhe të lënduar.

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së u paraqitën gjashtë persona me lëndime të lehta.

Krahasuar me vitet e tjera, mjeku Agron Çitaku tha se këtë vit ka pasur më pak të lënduar, raporton RTK.

‘Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë e tjera.

Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve’, u shpreh ai./noa.al/