E dhimbshme/ Nënës i pushon zemra sapo mëson për vdekjen e të birit
Transmetuar më 02-01-2020, 16:28

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit në Kosovë. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë.

Aty vdiqën dy anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq po ashtu nga arresti kardiak.

Familjarët kanë treguar se Luani, që disa kohë kishte pasur probleme shëndetësore, gjendja e së cilit u përkeqësua kohëve të fundit.

Sipas familjarëve, Luanit mbrëmë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Familjarët e kishin nisur drejt spitalit, mirëpo, Luani nuk ia kishte dalë . Ai tashmë kishte vdekur.

Me gjithë pikëllimin, familjarët e të ndjerit kishin shkuar në shtëpinë e tij, ku ishte nëna, gruaja e katër fëmijët.

Aty tragjedia u dyfishua. Me t’ia kumtuar lajmin nënës së të ndjerit Miradies se i vdiq djali, edhe kjo e fundit pëson sulm në zemër si dhe pas pak orëve pas vdekjes së djalit edhe ajo vdes.

“Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund që ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pas sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur” një familjarë i të ndjerëve./express/

Loading...
Loading...