Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë
Transmetuar më 02-01-2020, 18:01

Një vajzë raportohet se është zhdukur në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar në Polici, nëna e vajzës.

Ata  jetojnë në lagjen “Emshirit”, në Prishtinë.

Sipas nënës, vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet, teksa dyshohet për ndonjë rrëmbim, ose vajza nën moshë është mashtruar dhe është larguar.

/NOA.al

Loading...
Loading...