Transmetuar më 05-01-2020, 16:54

Bylis ka shumë kërkesa këtë sezon.

Edhe pse ishte surpriza e gjysmës së parë në Superligës Shqiptare, duke arritur të renditet në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm një më pak se Kukësi kryesues, skuadra ballshiote .

Ballshiotët nuk e fshehin më synimin për diçka më shumë se mbijetesa, që ishte objektivi fillestar.

Për ta bërë edhe më komode punën e trajnerit Veljko Dovedan, presidenca e klubit ballshiot ka vendosur të ndërhyjë në merkato dhe afrimi i parë për vitin 2020, është futbollisti me mjaft eksperiencë Dorian Kërçiku.

Mesfushori 26-vjeçar u largua nga Tirana, në fund të vitit të kaluar dhe u fol gjatë për një kalim të mundshëm të tij te Partizani, por duket se në Ballsh u treguan më të shpejtë për ta bindur të firmosë me Bylis.

Dorian Kërçiku është rritur në klubin e Tiranës, teksa pas ekipeve të moshave, ka luajtur plot 139 ndeshje me skuadrën e parë bardheblu.

Dorian Kërçiku ka edhe një eksperiencë te Skënderbeu në sezonet 2011-2013, ku edhe u shpall kampion me korçarët./NOA.al