Transmetuar më 06-01-2020, 15:43

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti pati një takim konsultativ pa efekte juridike me Presidentin Hashim Thaçi.

Menjëherë pas mbledhjes, Kurti u shpreh se pavarësisht se nuk ka patur një takim zyrtar deri më sot, ata kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin.

“Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe për personat që do të vendosen ne krye të ministrive, si dhe për listën që ka ofruar LVV.

“Unë besoj që qytetarët nuk duan ta dinë më kush cilat ministri i mori, por emrat e njerëzve profesionistë, të devotshëm e të ndershëm që do të shërbejnë për popullin që i zgjodhi më 6 tetor. Unë dua që sa më parë të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes, që ta kurorëzojmë marrëveshjen me koalicion siç e ka dashur edhe populli. Për mua takim do të kishim qysh dje e pardje, kemi komunizmin. Kam pritur dhe kam insistuar për takime e marrëveshje, dëshiroj dhe uroj që kjo të ndodhë”, tha ai. /noa.al/