Transmetuar më 06-01-2020, 23:34

Edhe Vllaznia bën goditjen e parë në merkaton e dimrit.

Drejtuesit e klubit zyrtarizuan mesditën e sotme akordin me futbollistin e parë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut , Mevlan Adili.

Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin shkodran dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një periudhë njëvjeçare. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris./NOA.al