Transmetuar më 07-01-2020, 16:15

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe krytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke zhvilluar një takim. Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda dy partive.

Kurti e Mustafa janë duke zhvilluar takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kujtojmë se Kurti dje ka bërë të ditur emrin e zv.kryeministrit të dytë dhe 5 ministrave. Ky subjekt ka heqë dorë nga Ministria e Brendshme, por e ka marrë për vete Ministrinë e Jashtme.

Pikërisht dje para  takimit me Thaçin, kreu i LVV i bëri një ofertë publike LDK-së së Mustafës duke i kërkuar 6 emra për qeverinë e re, duke i lëshuar madje dhe një ministri të rëndësishme siç është ajo e brendshmja.

Asnjë Po ose Jo nuk ka ardhur nga LDK-ja e cila duket e vendosur për të pranuar koalicionin qeverisës vetëm me postin e Presidentit , një zv.kryeministër dhe pesë ministri.