Transmetuar më 07-01-2020, 20:24

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është ndalur sërish tek çështjet greko- shqiptare që lidhen dhe me integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Atlantik në SHBA, Mitsotakis thotë se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë .

"Janë ende çështje që ne po përpiqemi t’i ndryshojmë. Në të njëjtën kohë kemi thënë se rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në favorin tonë."

"E përkrahëm vendimin në Samitin e fundit lidhur me datën për hapjen e negociatave. Por Shqipërisë ia kemi bërë të qartë që aty duhet të respektohet minoriteti grek, “- u shpreh Mitsotakis.

Mitsotakis ia shprehu këto qëndrime edhe homologut të tij shqiptar, Edi Ramës, gjatë dy takimeve të vitit të fundit, në SHBA dhe Athinë./NOA.al