Transmetuar më 08-01-2020, 11:13

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, reagon pas sulmit që vendi i tij bëri ndaj bazave amerikane në Irak.

Në një deklaratë zyrtare, ai e cilësoi sulmin si “shuplakë” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Khamenei deklaroi se vdekja e gjeneral Qasem Soleimani do të thotë revolucion i gjallë, por se aksioni ushtarak i kryer, nuk është i mjaftueshëm.

“E rëndësishme është që prania e Amerikës, e cila është një burim korrupsioni në këtë rajon, të marrë fund. Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një terrorist, i cili ishte i padrejtë. Populli i Iranit i dha një përgjigje shtypëse SHBA”, u shpreh Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj pas vrasjes së gjeneralit Qassim Soleimani. Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, Irani sulmoi me raketa balistike bazat amerikane në Irak. Së paku 35 raketa goditën strukturën e Ain Al Asad, duke e shkatërruar.

Trupat revolucionare e koduan operacionin “Soleimani Martir”, dhe sulmi u krye për tu hakmarrë ndaj vrasjes së gjeneralit iranian. Teherani sulmoi edhe bazën e Erbil, ku deri më tani nga sulmet kanë humbur jetën 80 persona dhe kanë mbetur të plagosur edhe 200 të tjerë.

Irani deklaroi se rreth 104 objektiva të SHBA dhe aleatëve të saj janë vëzhguar nga Irani dhe nëse do të kryjnë ndonjë gabim, do të sumohen.

“Nuk duam konflikte, por po mbrohemi. Irani ka marrë masa proporcionale mbrojtjeje, duke sulmuar bazën prej nga u sulmuan zyrtarët dhe qytetarët tanë”, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif.

Gjatë natës mes 3 dhe 4 janarit, disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e trupave revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani.

Gjenerali Soleimani njihet si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike. /a.y/noa.al

Pas sulmit ndaj bazave amerikane, rrëzohet avioni në Iran, 176 të vdekur