Transmetuar më 09-01-2020, 07:52

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur herët mëngjesin e sotëm në orën 06.00, aksionin për prishjen e banesave tek Unaza e Re.

Janë parashikuar të shemben gjashtë ndërtesa, pesë me mjete të rënda dhe një me shpërthim të kontrolluar.

Më konkretisht pesë prej tyre do të shemben gjatë ditës së sotme, dhe ai me shpërthim të kontrolluar gjatë së premtes.

Por në dallim nga shembjet e tjera për ti hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe, deri më tani nuk ka pasur rezistencë nga ana e banorëve.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Sakaq në të dyja krahët është bllokuar qarkullimi për vijimin e shembjes së banesave. /a.y/noa.al