Transmetuar më 09-01-2020, 10:17

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha: Agjensia prestigjoze Fitch liston Shqiperine si vend te rrezikshem per te investuar.

“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar”.

Është kjo deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili thotë se shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë.

“Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara”, shkruan Basha.

Në vijim thotë se ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses. /a.y/noa.al