Transmetuar më 09-01-2020, 10:54

Video që shikoni më poshtë tregon pamjet e shembjes së një ndërtese katër kateshe në zonën e Unazës së Re, gjatë aksionit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

IKMT njofton se deri tani në lotin e parë, tek ish-sheshi Shqiponja, së bashku me pesëobjektet që u shembën sot, numri i godinave të prishura ka shkuar në 41, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Objektet ishin të madhësisë një katëshe, dy katëshe dhe katër katësh. Ndërkohe një objekt gjashtë katësh do të prishet nesër me shpërthim të kontrolluar.

Së bashku me 35 objektet e prishura në aksionet e mëparshme, shkon në 41 numri i tyre, për sa i takon Lotit I. /a.y/noa.al

IKMT nis shembjet te Unaza e Re, nuk ka rezistencë