Transmetuar më 09-01-2020, 11:44

Kompanitë ajrore ndërkombëtare rishikojnë fluturimet që kalojnë mbi qiellin e Lindjes së Mesme. Në vijim të sulmeve me raketa të Iranit, kundër forcave të armatosura amerikane në Irak, kompanitë ajorore marrin masa.

Nisma erdhi nga ‘US Federal Aviation Administration’, autoriteti amerikan i aviacionit civil, i cili urdhëroi që të gjithë kompanitë amerikane që të shmangin fluturimet në hapësirën ajrore mes Iranit dhe Irakut, por edhe në Gjirin Persik dhe në Gjirin e Omanit.

Pak më vonë kompania gjermane ‘Lufthansa’, anuloi fluturimet për në Teheran, si masë mbrojtëse.

Edhe kompania franceze ‘Air France’, lajmëroi se i ka pezulluar që të gjithë fluturimet në hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut.

Ndërkohë britanikja ‘British Airways’, i devijoi fluturimet, në mënyrë që të shmanget hapësira e vendosur në shënjestër të raketave, mes Iranit dhe Irakut.

Kompania australiane ‘Qantas’, vendosi që ti zgjasë fluturimet e saj me afro një orë, duke shtuar edhe karburantin, në mënyrë që të mos rrezikojë, shkruan noa.al.

Ndërsa ‘Emirates Airlines’, ka anuluar linjën ajrore që kalon drejt Bagdadit, për të garantuar sigurinë e pasagjerëve. /a.y/noa.al