Transmetuar më 10-01-2020, 09:13

Avioni urkrainas i rrëzuar në Teheran pak orë pas sulmit nga Irani mbi bazat amerikane në Irak, u rrëzua nga gabimi i një rakete iraniane anti-avion.

Është kjo deklarata e bërë mbrëmjen e së enjtes nga Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, lidhur me rrëzimin e avionit në të cilin humbën jetën 176 persona, mes tyre 63 kanadez.

Tradeau përjashton pistën e defektit teknik, ndërkohë që shpreh bindjen për sulm me raketë.

Ndërkohë lidhur me rrëzimin e avionit Trump deklaroi se, “Dikush mund të ketë bërë gabim. Kam një dyshim për gjithë çfarë ka ndodhur”.

Nga ana e tij Irani e cilëson këtë hipotezë si inskenim. /a.y/noa.al

Humbën jetën 176 persona, mediat amerikane për rrëzimin e avionit: Goditje nga Irani

Pas sulmit ndaj bazave amerikane, rrëzohet avioni në Iran, 176 të vdekur