Transmetuar më 10-01-2020, 12:00

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, informon se më 17 shkurt do të mbahet konferenca e donatorëve, për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Në konferencën e përbashkët për mediat që pati me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, Von Der Leyen tha se Shqipëria do të ndihmohet në rindërtim.

“Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor. Do përpiqemi ta ndihmojmë për rindërtim pas pasojave të tmerrshme të tërmetit”, tha Presidentja e KE.

Mësohet se në konferencën e donatorëve do të marrin pjesë edhe Kombet e Bashkuara si dhe Banka Botërore.

Lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ajo tha më tej se para samitit të Zagrebit do të prezantohet një metodologji.

Ajo shprehu bindjen se për çështjet që janë ngritur, do të gjendet rruga e zgjidhjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /a.y/noa.al