Transmetuar më 10-01-2020, 12:40

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama në 78- vjetorin e lindjes së aktorit Robert Ndrenika ka publikuar një foto me të duket thënë se është një mjeshtër i madh për kulmet dhe përmasat që ai ka arritur në jetën artistike.

"Në 78-vjetorin e lindjes: Robert Ndrenika, dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe. Ndër emrat e shquar të teatrit dhe të filmit në gjuhën shqipe, Robert Ndrenika është padyshim mes atyre që kanë shënuar kulme dhe përmasa që i mbërrijnë vetëm mjeshtrat e mëdhenj.

Me galerinë e pasur të roleve dhe karaktereve të shumtë që ka interpretuar, me natyrshmërinë dhe elegancën interpretative cilësisht të spikatur prej një gjuhe e plastike që është vetëm e tija, me potencën unike aktoriale dhe aftësinë për të krijuar një model prej mjeshtri dedikuar ma pasion artit të vet, Robert Ndrenika na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të", shkruan Luan Rama./b.l/noa.al/