Transmetuar më 10-01-2020, 14:49

Australia ka disa kohë që është përballur nga thatësira të mëdha, të cilat kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Si pasojë, shumë shtëpi e kafshë janë djegur. Një familje që ka mbetur vetëm me rrobat e trupit u përball me një grabitje.

Ata nuk arrijnë të gjejnë më makinën e tyre të mbushur me produkte të dhuruara. Michael dhe Carolina Wild u detyruan të largoheshin me fëmijët dhe kafshët e tyre për t’i shpëtuar flakëve të ashpra që shkatërruan shtëpinë e tyre në Tintaldra, në Victoria të shtunën.

Për këtë arsye, shkuan që të qëndronin tek një i afërmi i tyre në Albury, në New South Wales.

Por kur kryetari i familjes u zgjua në mëngjesin e të enjtes, zbuloi se makina e tyre tip Toyota Tarago mungonte, së bashku me një numër të madh të furnizimeve të dhuruara që i mbanin brenda.

Vjedhja e pamëshirshme i dëshpëroi akoma më shumë.

"Thjesht ndihemi sikur nuk jemi të mirëpritur askund në këtë moment," tha ai.