Transmetuar më 10-01-2020, 18:47

Paraditen e sotme, Meksika u trondit nga një ngjarje e rëndë në një shkollë private.

Një nxënës 11-vjeçar ishte i pajisur me armë dhe qëlloi për vdekje mësuesen e më pas vrau veten. Dyshimet e para janë se ai mund të jetë ndikuar nga një video lojë pasi shokët e klasës citojnë fjalët që thoshte para sulmit: "Sot është dita."

Nxënësi hapi zjarr me dy të shtëna në kolegjin Cervantes në Torreón duke vrarë mësuesen Maria Assaf Medina, 60 vjeçe dhe plagosi pesë nxënës e një mësuese tjetër.

Policia thotë se djali i kërkoi leje mësueses që të shkonte në tualet për të ndërruar pantallonat pak para sulmit.

Kur ajo vuri re që po vonohej shumë, shkoi ta kërkonte dhe e pa me armë në dorë. Sapo e pyeti përse kishte armë, nxënësi e qëlloi.

Pas tij, qëlloi nxënës të tjerë, përfshirë dy vajza të moshës 7 dhe tetë vjeç, si dhe një mësues 40 vjeçar që u plagos në krah.

"Janë pesë nxënës të plagosur dhe një mësues që po trajtohen në spital. Dy prej tyre janë në gjendje serioze, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën."

Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, por nuk dihet ende ku e gjeti armën nxënësi./a.m/noa.al/