Transmetuar më 12-01-2020, 09:13

Një djalë i ri gjerman 26 vjeç, gjeti vdekjen pas tre ditësh në koma, pasi u helmua në vendin e punës nga një koleg, i cili i helmoi paninen.

Autori i dyshuar i helmimit është 57-vjeçari Klaus O., i cili u kap në flagrancë në vitin 2018, teksa tentonte që të njëjtën gjë të bënte edhe me kolegët e tjerë në fabrikën e bojërave ku punonin, Schloss Holte-Stukenbrock në Bielefeld.

Ai u dënua këtë të enjte me burgim të përjetshëm për vrasje, pasi kolegu i tij 26-vjeçar, menjëherë pasi konsumoi paninen, nisi të kishte dhimbje të forta.

Gjendja e tij u përkeqësua, deri sa tre ditë qëndroi në koma dhe ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2018, ndërkohë që hetuesit arritën të provojnë fajësinë e tij në sajë të kamerave të sigurisë.

Në pamje shihej qartësisht 57-vjeçari duke i përgatitur drekën kolegut dhe duke i hedhur pluhurin vdekjeprurës.

Gjatë hetimeve, agjentët mësuan për vdekje të tjera të parakohshme, të ndodhura në kompani. Pikërisht lidhur me këto dyshime, ndaj 57-vjeçarit vijojnë hetimet.

Kjo pasi rezultojnë 21 punonjës të cilët kanë gjetur vdekjen prej problemeve me veshkat, infarkte apo tumore dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë helmi i përdorur nga Klaus O. /a.y/noa.al