Transmetuar më 12-01-2020, 10:21

U nda nga jeta në moshën 79-vjeçare sulltani i Omanit, Qaboos bin Said al-Said, i cili ishte në krye të vendit qysh prej vitit 1970.

Duke nisur nga e shtuna, qeveria e Muscat shpalli tre ditë zie. Mediat shtetërore e lëvduan Qaboos, për “zgjuarsinë e tij dhe për përhapjen në botën arabe, islamike dhe ndërkombëtare”.

Qaboos u lind në 18 nëntor 1940 dhe u diplomua në Royal Military Academy Sandhurst në Angli, duke shërbyer edhe në ushtrinë angleze.

Ai zuri vendin e të atit me anë të një grushti shteti në vitin 1970, dhe që nga ai moment zgjeroi marrëdhëniet me aleatët perëndimor.

Pas vdekjes së tij, u betua si sulltani i ri i Omanit, Haitham bin Tariq al-Said, kushëriri Qaboos bin Said al-Said.

Qaboos nuk kishte fëmijë dhe nuk e ishte martuar asnjëherë, ndërsa me dëshirën e tij vendin e zuri Haitham bin Tariq al-Said, i cili deri në këto momente mbante postin e ministrit të Kulturës së Oman. /a.y/noa.al