Transmetuar më 12-01-2020, 11:52

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me situatën e akseve në vend, si pasojë e reshjeve të dëborës.

Bëhet me dije se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në qarkun e Korçës.

Trashësia e dëborës në Voskopojë, Dardhë, Qafa e Qarrit ka arritur deri në 5-10 cm.

Po ashtu mësohet se nga kontraktorët është bërë pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripës.

Qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë, ndërsa ë akset e tjera të vendit nuk ka pasur reshje.

Apelohen drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këto akse të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. /a.y/noa.al