Transmetuar më 12-01-2020, 12:05

Teksa në Itali ka grevë prej kontrollorëve të trafikut, mësohet se janë anuluar dy fluturime që nisen nga Rinasi dhe vijnë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14 janar 2020, ora 13:00 me 17:00, do të anullohen fluturimet e ‘Alitalias’ si më poshtë:

AZ 584 ROME-TIRANE 13:30

AZ 583 TIRANE-ROME 15:45

Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre. /a.y/noa.al