Transmetuar më 12-01-2020, 12:40

Kërkon në Google se si të vrasësh një fëmijë dhe më pas vret vajzën e saj. 29-vjeçarja amerikane nga Utah, Nicole Terri Lester, është vënë nën akuzë për vrasjen e vajzës 4-vjeçare, me rreth 30 goditje thike kuzhine.

Vogëlushja Lainey Vos, u gjet në gjendje të rëndë, për shkak të goditjeve të egra të së ëmës, e cila nuk kurseu goditjet ndaj saj.

Vogëlushja, i kishte pulset e duarve të prera, ndërsa trupi i pajetë u gjet në bodrumin e shtëpisë, më 1 janar, pasi nëna iu kishte thënë prindërve në gjendje shoku “Vrava vajzën”.

Nëna, e akuzuar edhe më parë për dhunë në shtëpi dhe shpërndarje dorge, nuk i shpjegoi motivet e këtij veprimi, por nga hetimet e para, pak para krimit, kishte kërkuar informacione në Google se si të vriste një vajzë të vogël, shkruan noa.al.

Në shtëpi, policia gjeti edhe vëllanë e viktimës së vogël. Vogëlushi po flinte në krevatin e tij dhe nuk kuptoi asgjë nga ajo që kishte ndodhur. Tashmë i mituri iu besua gjyshes së tij. /a.y/noa.al