I moshuari që vdiq në motel ishte me një vajzë 30 vjeçe, çfarë tha në polici e reja
Transmetuar më 12-01-2020, 13:17

42 vite më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan. Plaku teksa po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin.

Vajza që ishte me të moshuarin është marrë në pyetje nga policia. Në hetuesi ajo ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë.

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës ishte 30 vjeç.

Kjo grua e cila është nga rajoni i Gjilanit, herë pas here frekuentonte me persona të ndryshëm motelet e Kosovës,

Por një fat i keq, i ndodhi me 72-vjeçarin. Teksa ishin duke kryer marrëdhënie intime, i moshuari gjeti vdekjen.

Gazeta Express nga burimet e saja të besueshme brenda institucioneve të sigurisë në vend, ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin. Ajo para organeve të hetuesisë ka deklaruar se kishin shkuar në motel, me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve .

“Ishim duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por në një moment ai ra në dysheme. Unë kur e pashë ashtu, u frikësova dhe ika nga moteli. Aty kemi shkuar të dy me vullnet të lirë”, ka deklaruar ajo.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësor, ajo është përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam parë nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

E ndërkohë të gjithë rastin, policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë.

Loading...
Loading...