Transmetuar më 12-01-2020, 13:47

Në avionin e rrëzuar “gabimisht” me raketë nga Irani, gjetën vdekjen edhe dy çifte të sapomartuar, njëri prej tyre me moshë 25 dhe 26 vjeç.

Ishin martuar në 1 janar dhe çifti i ri po udhëtonte me avionin e ‘Ukraine International Airlines PS752’, i cili u godit me raketë menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit.

Arash Pourzarabi, 26 vjeç dhe nusja e tij Pouneh Gourji, 25 vjeç, udhëtonin bashkë me një çift tjetër të martuar më 8 janar, Siavash Ghafouri Azar, 35 vjeç dhe Sara Mamani, 36 vjeç, të cilët kishin blerë një shtëpi në Montreal, Kananda.

Pas martesës ata do të zhvendoseshin për të jetuar në Kanada, por gjetën vdekjen tragjikisht.

Linja Teheran-Kiev-Toronto ishte bërë shumë popullore për komunitetin e iranianëve në Kanada, për shkak të mungesës së fluturimeve direkte. /a.y/noa.al Humbën jetën 176 persona, Irani pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas

Rrëzimi i avionit ukrainas, Kryeministri kanadez: U qëllua me raketë nga Irani

Pas sulmit ndaj bazave amerikane, rrëzohet avioni në Iran, 176 të vdekur