Transmetuar më 12-01-2020, 18:50

Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti mund të rikthehet në ligën e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e bën të ditur "infOSport.mk", që zbulon se qendërmbrojtësi është i kërkuar me ngulm nga Shkëndija e Tetovës.

Pak kohë më parë pjesë e kësaj skuadra u bë Valon Ahmedi.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut zyrtarizuan së fundmi mbrojtësin sllovak, Jan Krivak dhe me afrimin e mundshëm të Ajetit do të ndërtonin një "digë" të vërtetë në prapavijë.

Aktualisht, Ajeti është një lojtar i lirë, çka e ka kthyer edhe në objektivin e skuadrës së së Tiranës.

24-herë kampionët e vendit e duan me patjetër në skuadër 26-vjeçarin, por futja në garë e Shkëndijës mund t’i prishë planet e Ajetit.

Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ishte pjesë e skuadrës zviceriane të Grashopers, aty ku u transferua nga kampionati italian.

Ai ka luajtur disa vite me radhë mbronte ngjyrat e Frosinones, Crotones dhe Torinos. Karrierën e tij, Ajeti e nisi me ekipin e Basel./NOA.al