Transmetuar më 13-01-2020, 00:19

Dhjetëra fluturime u shtynë dhe shumë të tjera u anuluan në aeroportin e dytë ndërkombëtar të Dubait, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që përfshinë vendin.

Burime nga aeroporti “Al Maktoum” raportojnë se dhjetëra fluturime u shtynë ndërsa disa të tjera u transferuan në aeroportet pranë atij të Dubait.

Foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë e zona të përmbytura edhe pse vendi njihet për thatësirën dhe stuhitë e rërës që e përfshijnë herë pas here.

Në galeri shikoni pamje nga përmbytjet e rralla në Dubai.