Transmetuar më 13-01-2020, 08:30

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Në letrën e tij Kurti e akuzuon Thaçin për presiomn politik, ndërsa shton se së shpejti do të japë edhe propozimin e tij për Kryeministër dhe kjo gjë do të ndodh sapo të jetë gati.

Ndër të tjera i shton se Kushtetuta e vendit nuk i njeh Presidentit as rol aktiv në krijimin e mandatarit dhe se presidenti duhet ta bëjë këtë në mënyrë neutrale.

Kurti kërkon që Presidenti të mos bëjë presion e vlerësime politike duhet e deklaruar se nuk e kanë ende gati propozimin për mandatar, ndonëse shprehet se janë afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në e Isa Mustafës.

“Jam i gatshëm të takohemi përditë me Mustafën, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”, shkruan Kurti. /a.y/noa.al