Transmetuar më 13-01-2020, 10:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e rrugëve në vend si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në rajonin verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë dhe konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Aktualisht vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta. /a.y/noa.al