Transmetuar më 13-01-2020, 10:14

Tre shenja të zodiakut mund të gëzojnë për javën 13-19 janar 2020 pasi mund të bëhen realitet shumë gjëra që dëshirojnë. Bëhet fjalë për Virgjereshën, Bricjapin e Peshqit.

Që me fillimit e vitit të ri, thuhej që do të kishte ndryshime të mëdha, prandaj këto tre shenja mund të përgatiten për të pasur javën më të mirë të janarit.

Virgjeresha: Në brendësinë tuaj, jeni një artist i lindur. Nuk është ana jote që mund ta shohin shumë persona dhe sigurisht nuk është diçka që e sheh me lehtësi tek vetja. Gjithsesi, në këtë jave do të vihet re ana juaj artistike. Ke një projekt shumë të madh që duhet ta realizoni. A është kjo historia që keni dashur gjithmonë ta shkruani ose është një vepër që gjithmonë keni dashur ta pikturoni? Ky është momenti kur duhet të punoni fort për ta realizuar. Arti juaj nuk do të shkojë askund vecse të prezantohet tek të tjerët që do të shohin diçka ndryshe tek ju.

Bricjapi: Këtë javë, ju do të kuptoni realisht se kush jeni. Të metat, pikat tuaja të forta, të dobëta dhe talentet e tua janë duke e bërë të dukshme, duke ju ndihmuar të kuptoni veten brenda dhe jashtë. Kaloni kohë duke pranuar punën që duhet të bëni. Gjithsesi, sigurohuni që jeni duke balancuar kritikën ndaj vetes dhe dashurinë ndaj vetes. Përse nuk festoni për arritjet tuaja? Ju ndoshta keni vendosur standardet jo reale në veten tuaj. Jepini vetes tuaj kohë për të kuptuar se cfarë keni arritur gjatë kësaj kohe.

Peshqit: Ju nuk doni asgjë më shumë se ëndrrat, dashuria dhe imagjinata. Ju jetoni për këto eksperienca ndryshe nga të tjerët që ju bëjnë të ndiheni magjikë. Gjithsesi, ka disa lajme të mira për ju. Këtë javë, Venusi hyn tek peshqit dhe mbush jetën tuaj me magji të mjaftueshme që të realizojë dëshirat e tua. Përgatitu për fiksime të reja, marrëdhënie të re dhe gjëra krijuese që do ju kënaqin. Jepini vetes mundësinë që të përjetoni dimensione të ndryshme nëpërmjet artit, eksitimit, dashurisë dhe miqësisë./a.m/noa.al/