Transmetuar më 13-01-2020, 10:31

Në ceremoninë e inaugurimit të repartit të ri të RENEA me rastin e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, kryepolici Ardi Veliu delaroi se reparti RENEA këtë investim do ia kthejë shoqërisë me siguri.

“Jemi në frontin e parë kundër krimit dhe paligjshmërisë. Publiku nuk i njeh fytyrat djemve dhe vajzave që jo pak herë kanë rrezikuar jetën, por i njeh veprat. Të nderojmë 204 policët që dhanë jetën në krye të detyrës, dëshmorët e policisë. Në jo pak momente është vendosur në pikëpyetje dhe ekzistenca e organizatëve, por falë profesionistëve dhe atdhetarëve ia ka arritur qëllimit. Policia është në sytë e publikut dhe qytetarit”, u shpreh Veliu.

Ai tha se viti 2019 ishte me shumë ngarkesë në këto vitet e fundit dhe se numri i personave të rrezikshëm është me qindra.

Sipas tij në disa raste policia ishte e tradhëtuar nga gjyqësori por sërish nuk u dekurajua dhe se 90 milionë euro janë pasuri të paligjshme të sekuestruara në vitin 2019 nga luftë përballë krimit dhe paligjshmërisë.

“Do të ulim moshën mesatare duke rekrutuar dhe rifreskuar në 2020 policinë me të rinj. Mund të rrisim kapacitetet e brendshme duke ulur me 1.5 vite moshën mesatare në tre vitet e tjera. Vettingu që ka nisur do të pastrojë elementët e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndoshë”, deklaroi Veliu.

Ai shprehu vendosmërinë për të kryer misionin në mbrojtje të jetës dhe pronës. /a.y/noa.al