Transmetuar më 13-01-2020, 12:03

Një nënë nga Rusia ka pranuar se vajza e saj 3 vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpi pasi e kishte lënë vetëm për një javë.

Maria Plenkina, 21 vjeçe, neglizhoi kujdesin ndaj vajzës Kristina, e cila ishte aq e uritur sa u përpoq të hante pluhur larës, u tha në gjykatë.

Vajza e pajetë u gjet e zhveshur në një dhomë të ftohtë në apartamentin e qytetit rus të Kirov, pasi kishte ngrënë një sasi të vogël jogurti, pule dhe salçiçe, ndërkohë që nëna e saj e kishte lënë vetëm.

Para se të largohej për të festuar një javë, Maria e mbylli ujin në apartament. Vogëlushja u gjet nga gjyshja e saj, Irina Plenkina, 47 vjeçare, e cila kishte shkuar për ti uruar tre vjetorin e lindjes.

Nëna  e cilësuar si "djall" nga fqinjët rrezikon 20 vjet burg për vrasjen e vajzës së saj. /a.m/noa.al/