Transmetuar më 13-01-2020, 14:04

Një peshk i madh rreth 158 kg që mendohet të jetë 50 vjeç është kapur në gjirin e Floridës.

Instituti i Jetës së Egër ka zbuluar se peshku i madh dhe i vjetër u kap nga një peshkatar duke përdorur metodën tradicionale të grepit dhe kallamit.

Më 29 dhjetor u bë kapja e peshkut, imazhet e të cilit u shpërndanë në Facebook dhe thuhet që është më i vjetri që është parë ndonjëherë.

Së bashku me peshkatarin Jason Boyll, ishin edhe një grup tjetër burrash që e ndihmuan ta tërhiqte.

Boyll festoi kapjen e madhe me anë të një postimi në Facebook duke shkruajtur: "Cfarë fundviti për 2019!!! Gëzuar për kohët e mira në 2020. Peshkimi gati." /a.m/noa.al/