Transmetuar më 13-01-2020, 14:55

Gruaja e një pacienti të sëmurë me kanceri që mbeti i paaftë për të kryer marrëdhënie seksuale ka qëndruar pranë tij duke thënë se lidhja "është më e fortë se kurrë".

Andrew Lane, 65 vjeç, nga Britani u përball me infeksionin fatal dhe duhet të bënte ndërhyrje për të hequr prostatin në mars të vitit 2013.

Ai dhe gruaja e tij, Sue, 61 vjeçe mbetën pa marrëdhënie seksuale, por kjo nuk ndikoi aspak tek ata.

Pavarësisht kësaj, Sue, e cila u martua me Andreë vetëm disa muaj pasi u kthye nga spitali insistion se "Me apo pa jetë seksuale, marrëdhënia jonë është më e fortë se kurrë."

Duke folur për revistën Take a Break, ajo shtoi se i shoqi kishte humbur pjesën më të madhe të penisit dhe ndihej "më pak burrë".

Por Sue tha se e do më shumë se kurrë dhe po përpiqet ti tregojë që seksi nuk është gjëja më e rëndësishme në një martesë të lumtur. /a.m/noa.al/