Transmetuar më 14-01-2020, 08:10

Reperja e njohur Loredana është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të momentit.

Këtë të hënë ajo ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ka folur rreth suksesit që ka arritur brenda një kohe të shkurtër, si dhe rreth jetës personale.

Para disa muajsh, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre dhe e ftuar në emision, reperja ka treguar se ndonëse të ndarë, ajo dhe reperi ruajnë një marrëdhënie të mire më njëri-tjetrin.

Për më tepër, Loredana nuk ka mohuar dashurinë që ndjen për Mozzikun, teksa shprehet se e bija, Hana, është një kopje e atij.

“Vajza ime duket si Mozzi, vajzën time e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë njeri e dua më së shumti në botë”, tha Loredana.