Transmetuar më 14-01-2020, 08:44

Po bën bujë në Gjermani rasti i një vajze 5 vjeçe e cila prej thuajse dy vitesh ishte lënë në gjendje braktisje totale në shtëpinë e saj, e mbyllur në një dhomë në errësirë.

Historia e rëndë vjen nga Eberwald, në veri të Berlinit. Bazuar në lajmet e dala në mediat lokale, Prokuroria ka nisur një hetim.

“Kemi nisur hetimet lidhur me lajmet e dala”, deklaroi ministri i Brendshëm, Ingo Kechichian.

Vogëlushja u dërgua në spitalin e Bernau para Krishtlindjeve, në gjendje të rëndë kequshqyerje.

Familja ishte vënë qysh prej vitit 2017 në vëmendjen e shërbimeve sociale. Vetëm në muajin nëntor një asistent social sinjalizoi rastin, duke bërë që e mitura të shpëtohet. /a.y/noa.al