Transmetuar më 14-01-2020, 09:35

Një modele ruse që u rrëzua "nga kati i tretë i dritares" nga apartamenti i të dashurit po lufton me jetën për shkak të plagëve të rënda.

Ksenia Puntus, 21 vjeçe, u gjet e mbuluar me gjak në një rrugë të Moskës rreth orës 4 të mëngjesit.

Ajo u gjet nga borëpastruesit dhe ishte thuajse lakuriq.

Reportet e para thanë se ishte e zhveshur, por më vonë u zbulua se kishte një bluze dhe xhinse të veshur e qëndroi disa orë në tokë në temperaturën -5 gradë celsius.

Ende nuk dihet nëse i dashuri i 21-vjeçares, Andrei Bakov ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Modelja e cila ka punuar për “Russian Vogue” dhe “Tatler” pësoi lëndime të mëdha në kokë dhe gjoks, si edhe një legen, ka thyer brinjë dhe këmbë.

Policia ka nisur hetimet pasi dyshon se pas ngjarjes së rëndë mund të fshihet dikush tjetër./a.m/noa.al/