Transmetuar më 14-01-2020, 09:48

Intervista e fundit e Loredanës duket se nuk i ka pëlqyer aspak Mozzik, i cili ka reaguar në rrjete sociale pa u hezituar që të tregojë versionin e tij.

Në shkrimet e tij, reperi thotë se nuk i ka hije të gënjejë e të përdorë vajzën e vogël për të fshehur faktet e vërteta të ndarjes.

"Unë i kam 24 vjet, mashkull i një familje që më ka mësuar sa ka vlerë familja e sa ka vlerë respekti dhe dashuria. Kuptojeni një herë në jetën tuaj që nuk ndikohem nga portalet ose televizionet. Kurrë s’më keni parë duke reaguar deri sot sa i përket jetës time private dhe kurrë nuk keni me m’pa se karakteri im është beton. Copa copa ma dërguan do njerëz një intervistë e pash e kqyra dhe e dëgjova. Njeriu viktimiohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo dicka tjetër për jetën", u shkruajti Mozzik.

Ai vijoi duke mohuar se arsyet e ndarjes kanë qenë ato që përmendi Loredana, duke shtuar se do të ishin ende bashkë nëse për të do ishte më e rëndësishme dashuria sesa fama apo paraja.

"Ti je ‘nanë’ e një nane nuk i ka hije me gënjy sepse është ligësi. E atë engjëllin e vogël mos e përdor mu viktimizu, mu bo viktimë, kinse e dashur, çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e don, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë. Mu më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë, shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë mirë e di që njerëzit e tu e dinë cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar sepse po të gënjen.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq, dhe do isha ende po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ia kam dëshiuar vetes këtë martesë të shkurtër por ja që jeta qenka vetëm befasi. Do ngelesh nana e qikës tem, të uroj më të mirat në jetë. Kjo është hera e fundit që flas për këtë temë. Marre po më vjen mu marr me ksi sene palidhje, filma, seriale por nuk lejoj as me tentu me ma njollos emrin tem dhe të familjes tem", përfundoi Mozzik./a.m/noa.al/

Loredana e zbulon publikisht kujt i dedikohet “Dhelpër Dinake”, tregon çfarë nuk i pëlqeu