Transmetuar më 14-01-2020, 09:49

“Erdogan më mori gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë”. Nga flamuri i kombëtares turke në shofer taksie për kompaninë ‘Uber’, rrugëve të Washington dhe shitës librash.

Është kjo historia e trishtë e futbollistit legjendar turk, Hakan Sukur, ish-sulmues, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipet italiane të Inter, Torino dhe Parma.

Është vetë Sukur ai që denoncon gjendjen e tij aktuale në SHBA, gjatë një interviste për gjermanen ‘Welt am Sonntag’, ku shkatërrimin e tij ia atribuon opozitarizmit të tij ndaj Presidentit turk Recep Taiyp Erdogan, gjë që i kushtoi “ngrirjen” e të gjithë pasurisë së tij në Turqi.

Pasi u shkëput nga futbolli në vitin 2008, Sukur u përfshi në politikë me partinë e Erdogan dhe në vitin 2011 u zgjodh në parlament. Por në vitin 2016 ai u akuzua për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar dhe se ishte afruar me Fetullah Gulen, ish-aleat dhe më pas armik i Erdogan, shkruan noa.al.

“Grusht shteti? I kam bërë gjithmonë gjërat sipas ligjit. Nuk jam as tradhtar dhe as terrorist. Jam një armik u qeverisë, por jo i kombit, unë e dua vendin tim. Kur u largova në vitin 2015, më burgosën tim atë dhe më sekuestruan çdo pasuri. Prindërit e mi janë me kancer dhe unë nuk mund të kthehem që ti takoj. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan i mori të gjitha, lirinë time dhe të drejtën e shprehjes. Dyqani i time shoqeje u sulmua nga vandalët, fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë dhe unë kam marrë kërcënime pas çdo interviste që jepja”, shprehet Sukur. /a.y/noa.al