Transmetuar më 14-01-2020, 11:00

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 16 janë plagosur pasi është hapur toka dhe fundosi një autobus e një numër këmbësorësh në Kinën qendrore.

Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai.

Pamjet treguan një shpërthim në brendësi të asfaltit menjëherë pasi autobusi dhe kalimtarët ranë brenda.

Vitet e fundit janë raportuar disa mbytje vdekjeprurëse në Kinë.

Pamjet nga incidenti i fundit tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi janë të detyruar të ikin me vrap.

Një numër njerëzish mblidhen për të provuar të shpëtojnë pasagjerët e autobusit, por papritmas, toka hapet më shumë.

Sipas mediave shtetërore, vrima e tokës shtrihej gati 10 metra në diametër/a.m/noa.al/