Transmetuar më 14-01-2020, 11:22

Meghan Markle, bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, është e gatshme për luftë.

Ajo është gati që të denoncojë mbretëreshën Elizabeth për racizëm, në rast se marrëveshja mes të shoqit Harry dhe familjes mbretërore nuk shkon siç duhet, pasi çifti hoqi dorë nga çdo detyrim dhe rol mbretëror, për të vijuar të lirshëm jetën e tyre.

Gazetari i ITV Tom Bradby, i afërt me Harryn dhe Meghan, ka deklaruar se ish-aktorja është gati që të japë një intervistë për të dhe të flasë hapur.

Ai thotë se në rast se Meghan do të bënte deklarata të illa, imazhi i saj mund të marrë kthesë të bujshme, duke u cilësuar si viktimë e monarkisë britanike.

Sipas Bradby, Harry dhe ish-aktorja amerikane janë të vendosur për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë situatë. /a.y/noa.al

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga roli mbretëror, mbretëresha merr vendimin për ta