Transmetuar më 14-01-2020, 12:17

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas rus të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.

Policia e Kosovës deklaroi se të arrestuarit janë Igor K., dhe Marina V.

Të dyshuarit udhëtonin me makinë në të cilën kishin pajisje të dyshimta.

Bëhet fjalë për pajisje që kanë lidhje me fushën e sigurisë, ndërkohë që arrestimi i tyre është bërë paraditen e së hënës. /a.y/noa.al