Transmetuar më 14-01-2020, 12:20

Arbana Osmani ka disa kohë që shijon lidhjen e dashurisë me fotografin Eduart Grishaj.

Historia mes tyre nisi prej bashkëpunimit në programe televizive, derisa filluan të dilnin edhe publikisht bashkë.

Dje, Arbana realizoi opsionin pyetje-përgjigje në Instagram ku i lejoi ndjekësve që ta pyesnin për atë që donin të dinin rreth saj.

Një prej tyre kërkonte të mësonte se si është të punosh me Eduartin.

“Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision”, u përgjigj moderatorja./a.m/noa.al/