Transmetuar më 14-01-2020, 12:34

Futbollisti Cristiano Ronaldo është i bukur, seksi, me një buzëqeshje ndjellëse dhe një fizik të formuar. Futbolisti i Juventusit është baba i pesë fëmijëve dhe i lidhur prej vitesh me Georgina Rodriguez. Por ndërsa këmba e tij cilësohet e artë, dora e tij e majtë vlen sa një thesar.

Cristiano Ronaldo e nisi vitin e ri në Dubai, ku ishte protagonist i International Sports Conference, ku me këtë rast u shfaq me shumë miliona në dorën e tij të majtë.

Ai kishte një unazë me gur diamanti me verë rreth 60 mijë euro në gishtin e unazës.

Ndërkohë në gishtin e mesit kishte një unazë me gur të madh me vlerë prej 235 mijë euro.

Sakaq në dorë mbante një orë Rolex GMTMaster II 116769TBR, me flori të bardhë prej 18 karatësh dhe me gurë diamant prej 30 karatësh, me një çmim prej afro 700 mijë euro. /a.y/noa.al