Transmetuar më 14-01-2020, 19:06

Të paktën 57 njerëz janë vrarë në njëzet e katër orët e fundit në Kashmir dhe dhjetë të tjerë në Indinë fqinje.

Dëbora e madhe ka krijuar shqetësime për ditë me radhë në zonat në veri të Pakistanit, duke bllokuar transportin dhe aktivitetet.

Sipas Reuters, ngjarja ka ndodhur në luginën Neelum. Përtej kufirit, në Indinë fqinje, të paktën 10 njerëz vdiqën nga ortekët që goditën pjesën veriore të Kashmirit, administruar nga Neë Delhi. Midis të vdekurve raportohet edhe për pesë ushtarë.

Kashmiri i diskutueshëm është një rajon që ndahet midis Indisë, Pakistanit dhe Kinës me marrëveshjen e vitit 1947. Ende sot ai është një nga kufijtë më të militarizuar në botë./b.l/noa.al/