Transmetuar më 14-01-2020, 21:35

Në shkollë nuk më konsideronin "mashkull”.

Aktori i emisionit të humorit “Portokalli”, Aleks Seitaj, gjatë një bashkëbisedimi në “Shqipëria LIVE”, ndau me publikun eksperiencën e  tij të tmerrshme me bullizmin, përjetuar gjatë adoleshencës.

Ai tha se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Unë kam kaluar depresion nga e gjithë kjo situatë. Unë kam jetuar në Korçë, 13 deri 17 vjeç".

"Kam tentuar vetëvrasjen, ka patur shumë momente të errëta. Ata fëmijë, ata adoleshentë që janë aty jashtë dhe që na dëgjojnë të kenë të paktën një shembull të një personi që ka kaluar totalisht ato që ata po kalojnë, dhe e ka fituar këtë luftën e madhe mes vetes dhe shoqërisë rreth e rrotull”, deklaroi Seitaj.

/NOA.al