Transmetuar më 14-01-2020, 21:54

Teuta e Durrës është ndër ekipet që investon dhe i vlerëson më tepër të rinjtë e talentuar.

Teuta përmes një njoftimi zyrtar, zbuloi se ka arritur akordin me mesfushorin e talentuar të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Sherif Kallaku, edhe për një tjetër sezon.

Talentit 21-vjeçar i skadon kontrata në verën e këtij viti, me marrëveshjen e re që e "detyron" të luajë në "Niko Dovana" deri në qershor 2021.

"Sherif Kallaku ka rinovuar kontratën e tij me klubin. Sipas marrëveshjes së firmosur mesfushori do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Teutës dhe për një tjetër sezon".

"Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadonte në verën e 2020".

"Kallaku bëhet lojtari i parë, i cili rinovon marrëveshjen me ekipin e Teutës. Marrëveshja është realizuar pikërisht në kuadër të interesimit, që kishin drejtuesit e skuadrës për lojtarët me moshë të re, të cilët krahas provomit, konsiderohen dhe si pjesë shumë e rëndësishme e klubit për projektet e së ardhmes," thuhet në njoftimin e klubit "Teuta".

Durrsakët hoqën dorë nga dyshja Basid Khalid dhe Uendi Vecaj, për Kallakun.

Për talentin kishin shfaqur interes skuadra të tjera jashtë vendit.

/NOA.al